NBA, fitojnë Indiana e Minnesota

Në orët e pasmesnatës në NBA ligën profesioniste në program ishin dy ndeshje, ku fitoreve në fund iu gëzuan Indiana dhe Minesota, njofton “infOSport.mk”.

Indiana si mysafir demoloi Feniks Sans me rezultatin 97:120, teksa Minesota në teren vendas me rezultatin 120:103 ngadhnjeu ndaj Portlandit.

Skuadra nga Indianapolis falë një pjese të parë fantastike dhe 21 pikëve të realizuara nga Xhekson, 19 nga Kollison dhe 17 nga Olapido, regjistroi suksesin e 23-të sezonal dhe për momentin pozicionohet në vendin e 7-të në Lindje.

Xhimi Batler dhe Xhef Teague ishin dy heronjtë e padiskutueshëm të Minesotas, në fitoren që mori skuadra nga Mineapolis përballë Portlandit.

24 pikë 4 asiste dhe 5 kërcime koleksionoi Batler në këtë sfidë ndërkohë që Jxhef shtoi 22 të tjera me Minesotan që vijoi  ecurinë fantastike duke e çuar në 5 numrin e fitoreve radhazi.

Leave a Reply