ZYRTARE: Lugano prezanton shqiptarin, Krasniqi

Skuadra e Luganos në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin shqiptar, Jetmir Krasniqi. 23-vjeçari shqiptarë i lindur në Nion të Zvicrës me ekipin nga Superliga zvicerane ka nënshkruar kontratë deri me 30 qershor të vitit 2020.

Krasniqi te Lugano vjen nga rradhët e Kiasos, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellat e skuadrave të Lozanës dhe Le Mont.

Krasniqi gjithashtu ka tri ndeshje me ekipin e Zvicrës U-20 dhe një me U-21. Ai me Kiason gjatë stinorit vjeshtor të këtij sezoni në Ligën e Parë të Zvicrës zhvilloi 16 ndeshje, ndërsa dy ndeshje zhvilloi në kuadër të Kupës.

Leave a Reply