Spanja i dha fund rekordit prej 37 ndeshjeve pa humbje të Italisë

Spanja i dha fund rekordit prej 37 ndeshjeve pa humbje të kombëtares së Italisë, teksa sonte në “San Siro” shënuan fitore me rezultatin e ngushtë 1:2.

Ferran Torres ishte kryesori i këtij takimi, ku me dopietën e realizuar prej tij, e dërgoi kombëtaren në finale të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet po në Itali.

Rekordi i 37 ndeshjeve pa humbje nuk ishte i vetmi që u thye brenda 90 minutave. Luis Enrike hodhi në fushë mesfushorin 17-vjeçar të Barcelonës, Gavi, i cili u bë lojtari më i ri në historinë e Spanjës.

17 vjeç e 62 ditë, Gavi ka thyer rekordin e Pedro Rogueiro, 17 vjeç e 161 ditë, i cili në vitin 1936 u aktivizua në fushën e lojës me fanellën e iberikëve.

Leave a Reply