“Futboll Liks”, Laveci më i paguar se Ronaldo

Sipas portalit “Futboll Liks”, lojtari i skuadrës Habei Kina Fortjun, Ezekiel Laveci është futbollisti më i paguar në botë, para emrave si Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi.  Sipas informacioneve që vijnë nga Kina, tregojnë se Laveci përfiton plot 798 mijë funta në javë, duke kaluar kështu edhe Karlos Tevezin që në skuadrën e Shangait arkëton 634 mijë funta në javë.

Në krahasim me kto shifra marramendëse, Ronaldo dhe Mesi përfitojnë më pak, me portugezin që fiton 424 mijë funta, ndërsa argjentinasi 352 mijë funta në javë.

Ndërkohë Laveci deri më tani ka shënuar vetëm 2 gola në 16 paraqitje në Superligën e kineze, ndërsa ka dhënë edhe 9 asiste.

Leave a Reply