FC Struga angazhon portierin e talentuar të Vardarit

FC Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht ka bërë grumbullimin e parë në prag të sezonit pranveror në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Me trajner të ri, por ambicie të vjetra, inkuadrim në mesin e më të mirëve dhe vazhdim të ngritjeve rekord nga liga në ligë nisën grumbullimin e tyre të parë futbollistët e FC Strugës, ku u vërejtën edhe dy fytyra të reja.

Përveç Antonio  Kalanoskit, pjesë e FC Strugës do të jetë edhe portieri i talentuar 19-vjeçar, Filip Trajçevski, që vjen nga ekipi i të rinjëve të Vardarit.

Ai me Strugën ka nënshkruar kontratë 18 mujore, ndërsa pritet të jetë një forcë shtesë në portën e skuadrës strugane që pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak se dy skuafdrat kryesuese, Vëllazërimi dhe Gostivari.

Leave a Reply