Rron Broja debuton me FC Shkupin të enjten ndaj Dritës së Gjilanit

FC Shkupi të enjten në lagjen e Gjorçe Petrovit do të zhvillojë ndeshje kontrolluese ndaj Dritës së Gjilanit,  skuadër kjo që garon në Superligën e Kosovës,  njofton “infOSport.mk”. Do të jetë ky testi i parë më serioz për të besuarit e trajnerit, Ardian Nuhiu në vitin 2018-të, pas asaj ndeshje kontrolluese që skuadra “bardhekaltër
zhvilloi ndaj ekipit të të rinjëve dy ditë më parë.

Në ndeshjen e së dielës te ekipi nga Çairi debutimin e tyre bënë edhe dyshja që erdhi nga rradhët e Pelisterit, Bllagoja Ljamçevski – Bazhe Ilijoski, ndërsa munguan Rron Broja dhe Stefan Vujç. Ky i fundit për shkak dëmtimit që vuan, ende nuk është në gjendje për të zhvilluar ndeshje futbolli, ndërkohë sa i përket përforcimit nga Kosova, Rron Broja, debutimi i tij pritet që të ndodh pikërisht ndaj skuadrës së Dritës së Gjilanit.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Dritës të enjten starton në ora 13:30.

Leave a Reply