FC Struga cakton miqësoret e para të fazës përgatitore

Skuadra e Strugës sot edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për sezonin e ri. Në grumbullimin e parë të skuadrës strugane vërehej edhe prezenca e dy emrave të rinj, Antonio Kalanoski dhe Filip Trajçevski, të cilët u vunë nën urdhërat e trajnerit Aleksandar Tançeski, njofton “infOSport.mk”.

Janë këto për momentin dy transferimet e bëra nga ana e drejtuesve të skuadrës strugane, që njëkohësisht kanë punuar edhe në gjetjen e kundërshtarëve për këtë fazë përgatitore, përmes të cilave ndeshje trajneri i tyre do të ketë një pasqyrë më të mirë për futbollistët që ka në dispozicion.

Kësisoj skuadra strugane ka caktuar tre ndeshje kontrolluese, ku të parën do ta zhvillojë me 27 janar kundër Dritës së Gjilanit. Është kjo ndeshja e vetme e aranzhuar për muajin e parë të vitit 2018-të, mirëpo ka gjasa që nëse gjindet ndonjë kundërshtarë, të caktohet një datë shtesë, ndërkohë në 10 ditët e para të muajit shkurt, FC Struga do të zhvillojë dy ndeshjet e tjera, me kundërshtarë si Gostivari (03 shkurt) dhe skuadra serbe e Javor (10 shkurt).

Leave a Reply