14 vite më pas, Van Persi rikthehet në shtëpi

Van Persi është një fëmijë i Fejenordit, ndërsa për ekipin e parë kishte debutuar gjatë vitit 2001. Pas 61 ndeshjeve të zhvilluara dhe 15 golave në “Eredvisie”, gjatë vitit 2004 ai u transferua te Arsenali. Edhe përkundër lëndimeve të shumta që kishte te kjo skuadër, ai falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme u shndërrua në një futbollistë shumë të dashur në mesin e tifozëve të “topçinjëve”, mirëpo theu zemrat e tyre me kalimin te Mançester Junajtedi gjatë vitit 2012-të. tre vitet e fundit, Van Persi i kaloi te gjigandët turq të Fenerbahçes, për të cilën skuadër gjatë këtij sezoni aktual luajti në vetëm dy ndeshje.

34-vjeçari Van Persi ka një titull të fituar kampion në Angli gjatë vitit 2013-të dhe një titull në kuadër të FA Kupës angleze gjatë vitit 2005. Suksesin më të madh me fanellën e Fejenordit e kishte arritur gjatë vitit 2002, kur kishintriumfuar në kuadër të Kupës së UEFA-s.

Për Kombëtaren e Holandës, Van Persi ka zhvilluar 102 ndeshje dhe ka shënuar 50 gola.

Leave a Reply