Emran Ramadani i Renovës nesër prezantohet te Partizani

Emran Ramadani do të jetë futbollisti i rradhës shqiptarë nga Maqedonia që do i bashkohet skuadrës së njohur shqiptare të Partizanit nga Tirana. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Tetova ndodhet në Tiranë, dhe se gjatë ditës së nesërme pritet të firmos kontratë dy vjeçare me ekipin që udhëhiqet nga Sulejman Starova.

Ramadani pjesë e Renovës është që nga viti 2013-të, ndërsa viteve të fundit ka qenë një ndër futbollistët më standard. Ai sezonin aktual me Renovën luajti në 17 nga gjithsej 18 ndeshje në total, duke realizuar edhe një gol në ndeshjen e 20 shtatorit të vitit të kaluar ndaj Vardarit. Ndryshe me Renovën ai ka zhvilluar plotë 120 ndeshje, duke realizuar edhe 19 gola, transmeton “infOSport.mk”.

Ramadani në këtë mënyrë te Partizani do ju bashkohet Jasir Asanit, Alban Sulejmanit, një ish tjetër futbollist i Renovës dhe Egzon Belicës, i cili gjithashtu pritet të nënshkruajë kontratë me skuadrën nga kryeqendra shqiptare, pas atyre paraqitjeve bindëse që kishte me fanellën e “kuqe” në ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë.

Leave a Reply