Nuk është vetëm Ramadani, edhe një tjetër nga Maqedonia nesër prezantohet te Partizani!?

Futbollisti i Renovës, Emran Ramadani edhe zyrtarisht gjatë ditës së nesërme pritet që të nënshkruajë kontratë me Partizanin e Tiranës. Mirëpo burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se futbollisti tetovarë nuk do të jetë i vetmi nga Maqedonia që do të prezantohet gjatë ditës së nesërme, duke pasur parasysh se me Partizanin pritet të nënshkruajë edhe futbollisti strugan, Egzon Belica.

Ky i fundit madje ishte pjesë e përgatitjeve të skuadrës nga Superliga shqiptare në Antalia të Turqisë, duke zhvilluar të gjitha ndeshjet dhe duke shënuar  në barazimin 2:2 ndaj skuadrës gjermane të Berliner AK.

Kanë qenë pikërisht paraqitjet e tij të mira që kanë bindur trajnerin Starova, për ti thënë “PO” angazhimit të Belicës, i cili në këtë mënyrë rikthehet pas shumë vitesh në futbollin shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.

Belica pikërisht në Shqipëri kishte nisur karrierën e tij, duke qenë pjesë e Besës së Kavajës për plotë 4 vite (2006-2010), ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Rabotniçki, Ohrid 2004 dhe Shkëndija në Maqedoni, teksa ka provuar edhe një eksperiencë në Rumani me Concordia Chiajna dhe me Inter Turku në Finlandë.

Leave a Reply