NBA, Nju Orlins mposht Çikagon, Kuzins zhvillon ndeshjen e karrierës

Ndeshja më interesante e natës së kaluar në NBA ligën profesioniste është zhvilluar midis Njur Orlinist dhe Çikago Bullsit, ku fituesi i këtij super takimi u përcaktua vetëm pas dy vazhdimeve, ku në fund fitores falë performancës së karrierës nga qendra amerikane, DeMarkus Kuzins, iu gëzua skuadra e Nju Orlins me rezultatin 132:128. Ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur 114:114.

Kuzins arriti “tripëll-dabëll” në këtë ndeshje, duke realizuar 44 pikë, 10 asistime dhe 24 kërcime. Përveç tij me lojë të mirë te “pelikans” u dalla edhe Entoni Dejvis, që këtë ndeshje e mbylli me 34 pikë, teksa në anën tjetër te “bullsat” më i spikaturi dolën të jenë Grant dhe Lopez, që realizuan nga 22 pikë.

Xhejms Harden ishte vendimtar në suksesin 99:90 të Hjuston Rokets përballë Majami Hit.

“Mjekrra” rezultoi me statistikat më të mira: 28 pikë, 5 asistime dhe 2 rikuperime, edhe pse nuk u sforcua shumë për këtë performancë. Kris Poll këtë takim e mbylli me 16 pikë të tjera për “roketsat”, ndërsa në radhët e skuadrës nga Florida spikati Uahtsajd me 22 pikë dhe plot 13 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Sharloti me rezultatin 112:107 muni Sakramento Kings, falë formës që shfaqi Uaker, i cili regjistroi 26 pikë, 9 asistime, ndërsa gjithashtu kontrolloi 6 topa poshtë koshit.

Fitores natën e kaluar iu gëzua edhe skuadra e fundit në Konferencën e Lindjes, Atlanta Houks, që mundi Juta Xhazin me rezultatin 104:90, edhe atë falë paraqitjes së mirë të gjermanit, Shroder, që realizoi 20 pikë.

Milluoki Baks me një Midleton në superformë, që shënoi 35 pikë, mundi 109:105 Feniksin. Memfisi me rezultatin 105:101 mundi Filadelfian, Dallasi triumfoi lehtësisht 98:75 ndaj Uashingtonit, Denveri i’a arriti qëllimit që të mund Portlandsin, 104:101, ndërsa në takimin e fundit Los Anxheles Klipers u dorëzua përballë Minesotas, që zhvilloi një super ndeshje, dhe në fund me ploptë meritë triumfoi me rezultatin 118:126 brenda në “Stejpëlls Center”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply