AO, britaniku Edmund bënë surprizën e rradhës, eliminon bullgarin Dimitrov

Tenisti britanik Kajll Edmund ka përgatitur surprizën e rradhës në kuadër të ndeshjeve të “Australia Open”, duke eliminuar tenistin bullgar, Grigor Dimitrov. Në këtë mënyrë bullgari iu bashkohet emrave si Stan Vavrinka, Novak Djokoviç, Aleksander Zverev dhe Dominik Thiem, të cilët më gjithashtu nuk janë pjesë e këtij turne “Grand Slam”.

Tenisti numër 3 në renditjen e përgjithshme, Grigor Dimitrov, u mposht në mënyrë surprizë 3-1 me sete (6-4, 3-6, 6-3, 6-4) nga ana e numrit 49 në Botë,  Edmund.

23-vjeçari rezultatin më të mirë kishte pikërisht pjesëmarrjen në këtë “Grand Slam”, por përmirësimi i tij ka qenë eksponencial, duke arritur deri në gjysmëfinale, ku do të përplaset me fituesin e çiftit Nadal – Çiliç.

Ndërkohë në kampin e femrave si surprizë mund të llogaritet kualifikimi i belges Elise Mertens në gjysmëfinale. Ajo mposhti 2-0 në sete (6-4, 6-0) numrin 4 në botë, ukrainasen Elina Svitolina, duke prekur për herë të patë gjysmëfinalet e një turneu të madh, ku do të luajë me fituesen e duelit Karla Suarez Navaro – Karolin Vozniacki.

Leave a Reply