Shkëndija mundet nga kampionët slloven të NK Celje (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës u mund minimalisht 1:0 në duelin ndaj NK Celje të Sllovenisë.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën kampione të Sllovenisë, e realizoi 19-vjeçari Dejan Suhovrsnik në minutën e 80-të, të ndeshjes.

Për Shkëndijën ishte kjo disfata e dytë në tre ndeshjet e deritanishme kontrolluese në tokën sllovene, pas asaj ndaj Hajduk Split (0:4).

Fitoren e vetme “kuqezinjtë” nga Tetova e kishin regjistruar në ndeshjen e parë kundër Koper, kur kishin triumfuar me shifrat 2:1.

Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në kuadër të përgatitjeve për garat europiane që i presin tash në muajin korrik, futbollistët e Shkëndijës do ta zhvillojnë me 30 qershor kundër ukrainasve të Zorya. (infOSport.mk)

Leave a Reply