Struga Trim Lum ka pësuar disfatë 3:2 në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2026/27, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e bukur të Ohrit, u mundën nga skuadra e njohur shqiptare e Dinamo City, pavarësisht se të parët kishin avansuar me golin e Valentin Koçoski.
Dinamo barazoi gjatë pjesës së parë falë golit të shënuar nga Faruku, që më pas falë golit të Vilas të kalojë në epërsi, 2:1.
Hristijan Maleski doli në skenë, duke treguar formën e mirë që në startin e sezonit për të barazuar shifrat në 2-2, ndërsa një autogol i Zibas i siguroi fitoren Dinamo City-t me shifrat 3:2.
