Maroku skuadra e parë afrikane që kalon në fazën eliminatore të KB 2026

Maroku mposht Haitin 4:2 në kuadër të grupit “C”, duke u bërë kështu skuadra e parë afrikane që kalon në fazën eliminatore.

Pavarësisht disavantazhit që kishte në dy raste ndaj Haitit në pjesën e parë (që u mbyll me shifrat 2:2), Maroku falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Rahimi dhe Yassine, në fund arriti deri tek fitorja shumë e vlefshme, që ju siguroi atyre kualifikimin tutje.

Ndryshe golin e parë për Marokun në këtë përballje e realizoi kapiteni Achraf Hakimi, ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Ismael Saibari falë asistit të Hakimit shënoi edhe golin e dytë, duke barazuar shifrat në 2:2.

Me këtë gol, Saibari u bë golashënuesi më i mirë i Marokut në historinë e Kampionateve Botërore me 3 gola, duke barazuar rekordin e Youssef En-Nesyri.

Kështu gjysmëfinalistët e vitit 2022 në kuadër të 1/16 së finales do të luajnë kundër fituesit të Grupit F, e ku me shumë gjasa do të jetë Holanda, që aktualisht kryeson renditjen për shkak gol-averazhit më të mirë se Japonia, por mbi të gjitha edhe për faktin se në xhiron e fundit të grupit do të përballet em Tunizinë, që tashmë është përshëndetur nga Botërori.

Përveç Marokut, një vend për në fazën eliminatore të Botërorit, siguroi edhe Brazili që në ndeshjen tjetër të grupit “C”, pa shumë probleme, me shifrat 3:0 mundi Skocinë.

Vinicius Jr. shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke u bërë vetëm braziliani i PESTË në historinë e Kampionateve Botërore që shënon në të tre ndeshjet e para të fazës së grupeve. Një tjetër gol pnë të tre ndeshjet e para të fazës së grupeve.r Brazilin nnë të tre ndeshjet e para të fazës së grupeve. kvtnë të tre ndeshjet e para të fazës së grupeve. ndeshje, realizoi sulmuesi i Mançester Junajted, Cunha.

Ky i fundit shënoi në minutën e 60-të, ndërsa në të 76-tën i lëshoi vendin Nejmar Jr., i cili u rikthye të luaj për Brazilin në një ndeshje zyrtare pas plotë 981 ditëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply