Khabib bllokohet nga koronavirusi, Konor “i merr” duelin e titullit?

Konor MekGregor mund të zbresë në ring shumë shpejt. Irlandezi mund të zëvendësojë armikun e tij Khabib Nurmagomedov, i cili do të duhet të përballej me 18 prill kundër Tony Ferguson në UFC-249.

Khabib për shkak të pandemisë që ka shkaktuar Koronavirusi, nuk mund të fluturojë drejt Amerikës.

John Kavanagh, trajneri i MekGregor, e ka konfirmuar një skenar të tillë.

Fituesi i këtij dueli do të merrte titullin e përkohshëm në UFC-249 dhe më pas do të përballej me Khabib Nurmagomedov.

MekGregor me shumë mundësi mezi e pret një shans tjetër. Gjithsesi akoma nuk është konfirmuar asgjë.

Presidenti i UFC, Dana Uajt, po tenton të sigurojë vendin ku do të zhvillohet ndeshja dhe në kushtet aktuale është shumë e vështirë. Deri më tani nuk ka asgjë përfundimtare dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë në vazhdim. (abcneës)

Leave a Reply