Numan Ajeti pas ndarjes me Shkëndijën menjëherë gjen klubin e tij të ri!

Numan Ajeti gjatë ditës së sotme mbylli bashkëpunimin me drejtuesit e Shkëndijës, pasi i njëjti nuk mundi të gjejë gjuhë të përbashkët rreth kushteve për vazhdimin e një kontrate të re eventuale.

Megjithatë, i njëjti shumë shpejtë ka gjetur tashmë skuadrën e tij të re.

Sipas asaj që shkruan “xmksport”, mbrojtësi shkupjan karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri te skuadra kampione e Egnatias.

Një hap shumë i rëndësishëm ky në karrierën e 20-vjeçarit, nëse kemi parasysh se sezonin 2023/24 kishte luajtur me Novacin në Ligën e Dytë.

Ndryshe gjatë karrierës së tij profesionale, Ajeti kishte luajtur edhe me FC Shkupin, nga e cila skuadër verën e vitit të kaluar ishte transferuar te Shkëndija.

Me fanellën kuqezi i njëjti kishte regjistruar gjithsej 24 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe garave europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply