Sulmuesi maqedonas Trajkov, i bashkohet skuadrës shqiptare të KF Vora

Sulmuesi maqedonas Dimitar Trajkov ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Shqipëri, duke veshur fanellën e KF Vora.

​21-vjeçari, me një vlerë tregu prej 350 mijë eurosh, ka një bagazh shumë interesant. Ai aktualisht është pjesë e klubit ukrainas të Polissya, me të cilën skuadër ka kontratë deri qershorin e vitit 2028.

Ai te kjo skuadër u transferua nga rradhët e AP Brera, ndërsa vazhdimisht i njëjti është huazuar te skuadrat si Rabotniçki në futbolin vendor dhe NK Dugpolje në Kroaci.

Pasi i përfundoi huazimi te kjo skuadër, Trajkov tashmë është huazuar te KF Vora, skuadër kjo që edhe sezonin e ri do të garoj në Superligën shqiptare.

Trajkov konsiderohet si një sulmues shumë produktiv, teka i njëjti gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses futbollistike të Mqedonisë, U18, U19 dhe U21, për të cilën në 15 ndeshje ka realizuar 3 gola.

Edhe pse i ri në moshë, Dimitar Trajkov, tashmë numëron mbi 100 ndeshje në futbollin profesionist, ku ka regjistruar 20 gola dhe 9 asistime.

Futbollisti me origjinë nga Negotina, periudhën më të mirë të karrierës e kishte kaluar te AP Brera, ndërsa te KF Vora shpresojnë që i njëjti të ndihmojë skuadrën me gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply