Shkupi vetëm barazim ndaj ukrainasve të Stal

Shkupi edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë e ka mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Pas barazimit ndaj Karabagut, sot të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu barazuan ndaj skuadrës ukrainase të FC Stal.

Edhe në këtë ndeshje Nuhiu ju dha mundësinë thuajse të gjithë futbollistëve, ndërsa rastin më të mirë për të kaluar në epërsi skuadrën “bardhekaltër” e kishte Bazhe Ilijoski gjatë pjesës së dytë.

Ndryshe Shkupi e nisi ndeshjen me Zendelin në portë, Edis Maliqin, Bllagoja Ljamçevskin, Besart Krivanjevën dhe Ermedin Ademin në mbrojtje, Muharem Bajramin, Omar Imerin, Kristijan Stojkoskin dhe Shqipërim Taipin në mesfushë si dhe me dyshen Shpend Asani-Alen Jasharoski në sulm.

Gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadruan edhe futbollistët tjerë, përfshirë këtu edhe të rinjët, si Besir Ramadani, Altin Sefo dhe SuheL Muharemin.

Ndeshjen e rradhës “bardhekaltërit” nga Çairi do ta zhvillojnë me 30 janar kundër skuadrës hungareze të Csákvári TK, me 2 shkurt do të luajnë ndaj ekipit ukrainas të Çernomorets, teksa ndeshjen e tyre të fundit në tokën turke do ta zhvillojnë me 4 shkurt kundër skuadrës së njohur ruse të Anzhi.

Leave a Reply