Skuadra e Milanit ka vendosur një rekord të ri këtë edicion në “Serie A”, tregojnë të dhënat statistikore. Mbrëmë “rossonerët” ndeshjen ndaj Lacios e filluan me 7 italianë në përbërje, që është edhe rekord në elitën e futbollit italian gjatë këtij sezoni aktual.
Xhenaro Gatuzo që nga minuta e parë ju dha mundësinë futbollistëve si Xhanluixhi Donaruma, Davide Kalabria, Leonardo Bonuçi, Alesio Romanjoli, Luka Antoneli, Xhakomo Bonaventura dhe Patrik Kutrone. Përveç kësaj, edhe dy nga tre zëvendësimet e bëra gjatë pjesës së dytë, ishin futbollistë italianë.
Abate zëvendësoi Antonelin, teksa Borini në minutën e 81-të zëvendësoi spanjollin, Suso.