Obamejang debutoi me gol, Mikhtarian shkëlqeu me tre asiste, mirëpo hero i Arsenalit ishte një tjetër (VIDEO)

Arsenali shkëlqeu ndaj Evertonit duke mundur “karamelët” me rezultatin 5:1, në një ndeshje në të cilën debutoi Pier Emerik Obamejang, ndërsa Henrikh Mikhtarian regjistroi ndeshjen e tij të parë si titullarë. Dy ish futbollistët e Borusia Dortmundit shkëlqyen në këtë përballje, në të cilën Obamejang u regjistrua në listë e golashënuesve në minutën e 37-të, teksa armeni bëri tre asistime për gol.

Megjithatë meritat më të mëdha i takuan mesfushorit Aron Ramzi, i cili realizoi “hat-trik” pas golave të shënuar në minutat (6′, 19′, 74′). Loran Kosçielni gjithashtu u regjistrua në listën e golashënuesve, teksa golin e nderit për Evertonin në këtë përballje e realizoi, Dominik Kalvert Levin (64′).

Leave a Reply