KB Shkupi mundet nga Gostivari në Çair

KB Shkupi nuk po arrinë të gjejë fitoren në 2018-tën, pasi në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e basketbollit të Maqedonisë u mposhtë me rezultat 78:89 edhe nga Gostivari në Çair. Perioda parë në parketin e pelstrës “Shaban Tërstena” u mbyll me shifrat 18:28 në të mirë të mysafirëve, në të dytë “bardheblutë” kthyen në favor të vetin lojën duke mbyllur pjesën e parë me 47:41.

Perioda e tretë ishte ajo më interesantja, pasi përfundoi baraz 63:63, ndërsa në atë të fundit gostivarasit e vulosën fitoren e këtij takimi me shifra finale 78:89. Sa i përket më të mirëve, Serafimovski me 9-të pikë u dallua të Shkupi, ndërsa Segariq shkëlqeu me 10 pikë te Gostivari.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 15-të në LPBM, Rabotniçki fitoi 106:57 Pelisterin, Kozhufi mposhti Ohrin pranë rezultatit 80:65, ndërsa Feni Industri triumfoi ndaj Kaposhit me shifrat 106:79.

Leave a Reply