Përveç Çairit, edhe fusha në Autokomandë e pa disponueshme për futboll

Përveç stadiumit të Çairit, është edhe ai i Autokomandës ku ndeshjet i saj të Ligës së Parë i zhvillon Skopje, që nuk do të pret ndeshje të elitës gjatë startit të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Komisioni i njëjtë i angazhuar për mbykqyrjen e pjesës infrastrukturore të stadiumeve ane mbanë vendit të Ligës së Parë vendosi që të suspendoj edhe fushën e stadiumit në Autokomandë, ashtu që Skopje ndeshjet e saj do të duhet ti zhvillojë në ndonjë stadium tjetër.

Ende nuk kemi informacion se ku mund ti zhvillojë kjo skuadër ndeshjet e para të saj të stinorit pranveror, teksa tashmë është zyrtare që FC Shkupi dy ndeshjet e para kundër Akademia Pandev me 14 shkurt dhe Shkëndijës me 18 shkurt do ti zhvillojë në stadiumin e qytetit të Gostivarit.

Leave a Reply