Godet Shkupi, transferon turkun Emre Xhan

Skuadra e FC Shkupit gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka prezantuar mesfushorin turk, Emre Xhan Atila, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar, i cili te skuadra  nga Çairi vjen në formë huazimi nga rradhët e skuadrës së Superligës turke, Konjaspor.

Ai te Shkupi si i huazuar do të luaj në 6 muajt e rradhës, me mundësi që huazimi i tij të vazhdohet edhe për një vit tjetër.

Atila karrierën e tij e kishte filluar me skuadrën e Gencerbirligit,  për të arritur kontratë profesionale me skuadrën e Konjaspor, me të cilët luajti në tetë ndeshje. Më pas ai huazohet te ekipi i Ligës së dytë, Anadolu Selçukspor duke regjistruar 14 paraqitje dhe një gol.

Atila bëhet futbollisti i dytë nga Turqia që vesh fanellën e FC Shkupit, pasi para tij fanellën “bardhekaltër” kishte veshur edhe Enes Akgun.

Ndryshe Emre Xhan është përforcimi i shtatë te FC Shkupi këtë afata kalimtar, pas Bllagoja Ljamçevski, Rron Broja, Stefan Vujçiç, Bllaze Ilijoski, Basilio Ndong dhe Mariano Ondo.

Leave a Reply