Interi fiton Bolonjan, merr vendin e tretë në Seria A (VIDEO)

Interi ka fituar Bolonjan me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t në Serinë A italiane. Shifrat e këtij takimi u zhbllokuan në minutën e 2-të me Eder që shënoi golin për Interin. Barazimi erdhi me Palasion, i cili realizoi në minutën e 25-të, me të cilët shifra 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Golin e fitores dhe për tri pikë të Interit e shënoi Karamoh në minutën e 63-të, duke i dhënë kështu fund krizës 2 mujore pa fitore te “zikaltërit”. Kujtojmë që Bolonja ndeshjen e mbylli me 10 lojtarë në fushë, pasi Masina u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.

Tashmë Interi merr vendin e tretë në renditjen tabelare në Seria A me 48 pikë, 2 më shumë se Lacio që mbrëmë u shkatërrua nga Napoli me shifra 4:1./InfOSport.mk

Leave a Reply