Nica rikthehet te stoli, do të vazhdojë punën me Teutën!

Pas humbjes së djeshme të Teutës, përballë Luftëtarit me rezultatin 2-3, Stavri Nica deklaroi se do të largohet nga skuadra dhe njëkohësisht edhe nga futbolli. Gjithsesi, 24 orë më vonë, pasi gjakrat janë ulur, tekniku durrsak ka ndryshuar mendim dhe do të vijojë punën në krye të pankinës.

Ka qenë pikërisht një takim me drejtuesit e klubit, ai që e ka bindur trajnerin Nica të vijojë punën, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të Teutës.

Kështu Nica do të vijojë punën normalisht, duke filluar nga dita e nesërme, kur skuadra do të nisë punën në kuadër të përballjes me Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, një sfidë direkte për luftën për mbijetesë.

Leave a Reply