Stavrev do të gjykojë derbin Shkëndija-Vardari

Aleksandar Stavrev do të jetë arbitri kryesor në derbin e madh Shkëndija-Vardari që do të zhvillohet të mërkurën në startin e gjysmësezonit të dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Referi më i mirë i Maqedonisë në vitin 2017-të sipas FFM-së, është përzgjedhur që të referojë këtë derbi mes dy pretendentëve për titullin e kampionit, me Stavervin që në shumicën e përballjeve Shkëndija-Vardari ka referuar.

Ndërkohë sa u përket dy skuadrave tjera shqiptare të LPFM-së, FC Shkupit ndaj Akademia Pandevit do t’i referojë Dejan Jakimovski, ndërsa në përballjen që Renova do ta luajë ndaj Rabotniçkit, kryesori do të jetë Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply