Kryeministri Spanjës nuk e dëshiron Nejmarin te Real Madridi!

Në kuadër të 50-vjetorit të saj e përditshmja spanjolle As ka intervistuar kryeministrin e vendit Mariano Rajoy, i cili është një tifoz i zjarrtë i klubit mbretëror, Realit të Madridit. E në vigjilje të supersfidës me PSG në Champions,  Rajoy nuk ka nguruar të prekë edhe çështjen e nxehtë të Los Blancos, transferimin e shumëpërforlur të yllit brazilian Neymar në Santiago Bernabeu.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit por duhet thënë se e gjithë organika e Realit ështe e jashtëzakonshme. Emery ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skudrat me formacionet më të mira në botë”, ka thënë kryeministri spanjol.

Leave a Reply