Liverpulli sonte ndaj Portos vallëzoi nën ritmin e Mane (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit ka vallëzuar edhe  sonte në Ligën e Kampionëve, edhe atë në ritmin e sulmuesit Sadio Mane, i cili realizoi tre gola në fitoren 0:5 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Portos, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore skuadra angleze thuajse sigurtë sheh veten në çerekfinale, edhe përkundër faktit se një gjë të tillë eshe zyrtarisht duhet bërë vetëm pas ndeshjes së kthimit në “Enfilld Roud”, që në program është me 6 mars.

Sadio Mane golin e parë e realizoi në minutën e 25-të, për të vijuar me golat e tij në pjesën e dytë, më saktësisht në minutat 53′ dhe 85′, teksa nga një gol tjetër në këtë ndeshje për skuadrën e Jurgen Klop shënuan edhe Mohamed Sallah (30′) dhe Firminjo (70′).

 

Leave a Reply