Vëllazërimi i Kërçovës barazon në miqësoren e fundit në Durrës

Skuadra kërçovare e Vëllazërimit sot ka zhvilluar edhe takimin e fundit kontrollues në Durrës, të Shqipërisë, aty ku skuadra për disa ditë zhvilloi fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Nazmi Ajdini u përballën me skuadrën e KF UV Malishevës nga Kosova, ndaj së cilës barazuan me rezultatin 1:1.

Autorë i golit për skuadrën e Vëllazërimit në këtë ndeshje ishte Mërgim Dani, teksa për ekipin kosovar që garon në “Ligën e Dytë – Grupi A”, realizoi Latif Bytyqi.

Vlen të theksohet se trajneri i skuadrës kërçovare vendosi që të pushoj disa nga futbollistët që pritet të jenë titullarë në stinorin pranveror, si kapitenin Kushtrim Ballazhin, Maliq Belulin dhe Burhan Alijin, teksa në anën tjetër trajneri i KF UV Malishevës, Senad Alirifa kishte mbetur i kënaqur me punën e ekipit, duke besuar se gradualisht po formon 11-shen e parë, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë në dy ndeshjet e deritanishme, Vëllazërimi kishte shënuar fitore, duke mundur Dukagjinin (3:1) dhe Bashkimin e Koretinës (5:1).

Gjatë ditës së nesërme skuadra pritet që në mëngjes të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit në mëngjes, para se të kthehen për në vendlindje në ora 13:00.

Leave a Reply