Milani i Gatuzos vazhdon shkëlqimin, 10 ndeshje pa humbje (VIDEO)

Milani i Gatuzos po  merrë fromën e duhur. “Kuqezinjtë” sonte në ndeshjen e javës së 25-të mundi Sampdorian me rezultat minimal 1:0, edhe pse nuk do të ishte e padrejtë, në rast se “rossonerët” shënonin edhe ndonjë gol tjetër në këtë ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për “milanezët” e realizoi Bonaventura në minutën e 13-të, teksa në minutën e 7-të, zvivcerani Rodrigez humbi një penalti.

Dominimin në këtë ndeshje Milani e vazhdoi edhe në vijim të ndeshjes, ndërsa një gjë të tillë konfirmojnë edhe 15 goditjet drejt portës kundërshtare, si dhe 11 rivëniet nga këndi. Në saje të një loje të tillë Milani gjatë pjesës së parë gjeti edhe golin e dytë me anë të Bonuçit, mirëpo i njëjti me anë të VAR u anulua, për shkak se kapiteni i “kuqezinjëve” ndodhej në pozitë jashtë loje, pas atij asisti të turkut Hakan Çalhanoglu, i cili sonte zhvilloi një super ndeshje.

 

Me këtë fitore Milani barazohet me Sampdorian, që të dyja skuadrat me nga 41 pikë ndajnë pozitën e 6-të, teksa  vlen te ceket se ishte kjo ndeshja e 10-të me rradhë që Milani nuk dinë për disfatë në të gjitha veprimtaritë ku po merrë pjesë.

Ndërkohë në ndeshjen e  zhvilluar më herët Atalanta e Etrit Berishës barazoi në shtëpi ndaj Fiorentinës, skuadër kjo e cila nuk arriti që të ruajë epërsinë e krijuar pas golit të shënuar nga Badelj (16’), pasi Petanja në minutat shtesë të pjesës së parë i dhuroi barazimin skuadrës nga Bergamo.

Leave a Reply