Përse këto ofendime nga “Komitët” ndaj shqiptarëve? (VIDEO)

Ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndijës e vlefshme për ¼ e finales së Kupës së Maqedonisë u mbyll me barazim 1:1. Ishte ky takimi i dytë brenda një jave mes dy skuadrave më të mira në futbollin vendor, dhe i pari nga dy përballjet çerekfinale, ku me shumë gjasa udhëtuesin për në gjysmëfinale do të duhet ta kërkojmë në ndeshjen e kthimit në Tetovë.

Komitet "ofendojne" shqiptaret

OFENDIMET E "KOMITËVE" NDAJ SHQIPTARËVE

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Në terenin e gjelbër aktorët kryesor, në këtë rast futbollistët ishin në nivel. Gjithçka nga ana e tyre ishte në limitin e të lejuarës së futbollit, mirëpo i tillë nuk ishte rasti në tribunat e stadiumit “Filipi i Dytë”, ku grupi i tifozëve vendas “Komitët” vazhduan me avazin e vjetër, duke ofenduar shqiptarët.
Tashmë me refrenet e tyre të zakonshme kundër shqiptarëve, që në një farë mënyrë janë bërë edhe bajate, ata i dhanë një njollë të zezë kësaj super ndeshje, për më tepër që spikeri i takimit në asnjë moment nuk morri guximin që të ju tërheq vëmendjen!

Huan Felipe, super gol ndaj Shkendijes

BRAZILIANI HUAN FELIPE ME NJE SUPER GOL BARAZON REZULTATIN NDAJ SHKENDIJESVARDARI – SHKENDIJA 1:1(H. Felipe 79')

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Leave a Reply