Trajneri i Shqipërisë U15 publikon listën, në mesin e të ftuarve dy futbollistë të FC Shkupit

Trajneri i përfaqësueses U15 të Shqipërisë, Eqerem Memushaj, ka shpallur sot listën e futbollistëve për një grumbullim stërvitor me elementë cilësorë të datëlindjes 2004. Memushaj ka ftuar gjithsej 24 futbollistë, ndërsa bie në sy edhe dyshja e futbollistëve shkupjan, Erion Shuku dhe Jon Çeliku.

Kjo dyshe e FC Shkupit falë paraqitjeve të mira në kampionatin vendor për të rinj, ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik të Kombëtares U15 të Shqipërisë, që në këtë grumbullim kryesisht ka ftuar futbollistë që luajnë në Shqipëri.

Përveç dyshes së FC Shkupit, futbollistë që luajnë jashtë kampionatit shqiptarë të grumbulluar nga trajneri Memushaj, janë edhe Alend Ndreu (Venecia – Itali), Rrok Toma (Komo – Itali) dhe Serxhio Lico (Atromitos – Qipro)

“Ky grumbullim është në vazhdën e një plani vjetor të ekipeve kombëtare dhe që më shërben jo pak për të vëzhguar dhe vlerësuar situatën e lojtarëve. Po kështu nga ana tjetër do të shohim mundësitë që të zhvillojmë 2 teste miqësore për të parë harmonizimin e lojtarëve ne fushë. Grumbullime të tilla janë planifikuar edhe në muajt në vijim, përfshirë edhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare”, – ka thënë trajneri Memushaj gjatë prezantimin të listës së futbollistëve të ftuar.

Leave a Reply