Velinov: Vardari favorit, por në ndeshje të këtilla kjo nuk luan rol

Rabotniçki nuk e nisi mbarë stinorin pranveror, ndërsa nesër ata i pret një përballje shumë e vështirë kundër Vardarit në kuadër të javës së 21-të, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i krahut i “romantikëve”, Stojançe Velinov paralajmëron një luftë të madhe në ndeshjen e nesërme ndaj “kuqezinjëve”, dhe beson se nesër skuadra e tij mund të surprizojë kampionët në fuqi të vendit.

“Nuk e nisëm mbarë stinorin pranveror. Disfata nga Pelisteri na dhemb ende, mirëpo tashmë jemi të fokusuar maksimalisht për ndeshjen derbi ndaj Vardarit. Besoj se mund të luajmë shumë më mirë se në ndeshjet e deritanishme dhe të surprizojmë Vardarin. Roli i favorit në ndeshje të këtilla nuk garaonton edhe pikët” – tha Stojançe Velinov për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja Rabotniçki – Vardari zvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” me fillim në ora 14:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Stavrev, të cilit do ti ndihmojnë Marjan Kirovski dhe Ddejan Kostadinov.

Leave a Reply