Lajm i madh për PSZH-në, Nejmar i gatshëm për Realin e Madridit

Tifozët e PSZH-së mund të marrin frymë lirshëm pasi dëmtimi i Nejmar nuk ka rezultuar të jetë shumë i rëndë. Braziliani u largua më barrelë nga fusha në takimin e së dielës të fituar 3:0 ndaj Olimpikut të Mmarsejës, ndërsa ka qenë vetë Nejmar, ai i cili ka publikuar një foto ku shfaqet kavilja e fashuar, shoqëruar edhe me një mesazh: “Mjafton për sot”.

Sipas trajnerit Unai Emeri, ylli brazilian do të mungojë në dy takimet e ardhshme, një në Liga Kupën e Francës dhe një tjetër në kampionat.

Kjo do të thotë se 26-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe me Realin e Madridit në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku “parisienët” shpresojnë të përmbysin rezultatin e takimit të parë, kur “mbretërit” në “Santiago Bernabeu” kishin shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply