Juventusi realizon blerjen e dytë, merr talentin e Romës!

Pas Aron Ramzi, i ardhur nga Arsenali me parametra zero, Juventusi është gati të zyrtarizojë goditjen e dytë në këtë merkato verore.

Kampionët e Italisë kompletuan afrimin e Luka Pellegrinit nga Roma, si pjesë e marrëveshjes së kalimit të Spinacolas në kryeqytet.

20-vjeçari, luajti pjesën e dytë të sezonit të huazuar te Kaljari, ndërkohë që pasi të kryejë vizitat mjekësore me Juventus, ai do të jetë lojtari më i ri i “bardhezinjëve”.

Pellegrini do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Italisë, duke përfituar 1.3 milionë euro në sezon.

Leave a Reply