Çmendet Barcelona, 112 mln euro për yllin e Interit!

“Barcelona është gati t’i paguajë klauzolën 112 milionë euro Inter-it për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez”.

Ky është lajmi i bujshëm që po vjen nga Argjentinë, më konkretisht nga “Radio La Red”.

Drejtuesit e skuadrës kampione të Spanjës janë  magjepsur nga paraqitjet e “Demit” në Kupën e Amerikës dhe janë gati të transferojnë atë në “Kamp Nou” për të riformuar dyshen me Leo Messi-n. Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të gjejë realizimin, duke pasur parasysh se Martinez aktualisht shihet si sulmuesi i vetëm te “zikaltërit”, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet e Ikardit me drejtuesit, por edhe me tifozët.

Leave a Reply