ZYRTARE, Atl. Madridi përfitoi afër 50 mln euro nga shitja e dy futbollistëve të saj

Vetëm dy ditë para mbylljes së merkatos së futbollit në Kinë, Janik Fereira Karasko dhe Nikolas Gajtan i janë bashkuar skuadrës së Dalian Ifan, duke u larguar nga skuadra spanjolle e Atletiko Madridit.

Klubet nuk kanë shpalosur detaje rreth shumë së transferimit të tyre, mirëpo sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, skuadra e Atletikos nga shitja e kësaj dyshe do të përfitojë rreth 48 milion euro. Shuma për Karaskon vlerësohet në 30 milion euro, mirëpo 25% e kësaj shume i takon ish skuadrës së tij Monakos, në bazë të marrëveshjes mes tyre. Ndërkohë për shërbimet e Gajtan, skuadra kineze thuhet të ketë paguar 18 milion euro.

Në fakt kinezët në rradhët e tyre dëshironin Karaskon dhe Fernando Toresin, mirëpo ky i fundit refuzoi një transferim në futbollin kinez.

Pronari i Dalian Ifan posedon 15% të aksioneve të Atletiko Madridit, ndërsa gjithashtu sponzorizoi stadiumin e ri të “jorganxhinjëve”, fakte këto që shpjegojnë edhe transferimin e Karaskos dhe Gaitan te kjo skuadër.

Leave a Reply