Mbretërit kryesojnë në La Liga, sa u përket të ardhurave!

Barcelona këtë vit bindshëm po kryeson në kampionatin spanjol La Liga, mirëpo nëse ka ndonjë vend tjetër që kryeson Real i Madridit, është ajo në aspektin e të ardhurave. Reali dhe Barcelona ishin klubet spanjolle, që bënë më së shumti para në sezonin 2016-2017, respektivisht 675 dhe 648 milionë euro, ose e thënë ndryshe 41.4% të totalit të krejt La Liga-s. Këtë e konfirmon Observatori Sektorial i DBK-së, INFORMA. Pas tyre është Atlético Madrid, i cili në këtë sezon arriti një pjesë të të ardhurave totale të sektorit prej 9.1%, i pasuar nga Sevilla dhe Athletic, me përqindje 4.6% dhe 4.2%, respektivisht.

Klubi i parë dhe i dytë gjeneruan gjithsej 3.440 milionë euro në sezonin 2016-2017, që paraqet një rritje prej 15%, krahasuar me sezonin e mëparshëm. Të ardhurat e krijuara nga klubet e La Liga-s arritën në shifrën e 3.191 milionë eurove, ndërsa ato të La Liga 1/2/3 arritën në kuotën e 249 milionëve. Kjo rritje u mbështet nga transmetimet televizive, një kapitull që në dy sezonet e fundit është rritur afërsisht 70%, për të arritur në qershor 2017 në shifrën e 1.448 milionë eurove.

Leave a Reply