Mbyllet me barazim super ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës midis Beshiktashit dhe Fenerbahçes (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 2:2 ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Turqisë midis Beshiktashit dhe Fenerbahçez, e zhvilluar në “Vodafone Arena”, njofton “infOSport.mk”. Ashtu edhe siç pritej kjo ndeshje ishte tepër e zjarrtë, ndërsa më së miri për këtë flasin edhe tre kartonët e kuq, si dhe vazhdimi i ndeshjes në fund për plotë 11-të minuta.

Të parët që avansuan në këtë përballje ishin futbollistët vendas, të cilët iu gëzuan golit me anë të spanjollit Alvaro Negredo. Ky i fundit pasi pranoi një top nga Taliska brenda zonës, mjaft mirë u lirua nga kundërshtarët e tij, madje edhe nga portieri Volkan Demiri, dhe pasi gjeti hapësirën e duhur me të majtën e tij shënoi për 1:0.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetë tre minuta më pas, në anën tjetër bashkëkombasi i Negredos, Roberto Soldado barazoi shifrat në 1:1.

Ky rezultat ishte valid deri në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Fenerbahçe falë golit të Ozbajrakli, edhe përkundër faktit se luante me një futbollistë më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 44-të të Potuk, avansoi me rezultatin 1:2.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë në fushën e blertë, mirëpo më e varfër sa u përket golave të shënuar, pasi në këtë pjesë u shënua vetëm një gol, edhe atë në minutën e 82-të nga ana e Talisakas, i cili barazoi shifrat në 2:2. Ndërkohë sa u përket kartonëve, ata ishin me bollëk, ku fillimisht në minutën e 52-të Kuaresma u ndëshkua drejtëpërdrejtë me kartonë të kuq, teksa në minutën e 77-të për shkak kartonit të dytë të verdhë, drejt dhomave të xhveshjes duheshe të shkoj edhe portieri i Fenerbahçes, Volkan Demirel.

Rikujtojmë në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të zhvilluar mbrëmë, Galatasaraji me reuzltatin 1:2 mundi në transfertë Akhisarin, dhe ka gjasa të mëdha të luaj në finalen e madhe, mirëpo vetëm nëse një gjë të tillë konfirmon edhe në ndeshjen e kthimit të 18 prillit, atë ditë kur në program është edhe ndeshja e kthimit midis Fenerbahçes dhe Beshiktashit në stadiumin “Saraçogllu”.

Golat dhe momentet e kartonëve të kuq mund ti shihni “KËTU”

Leave a Reply