Siti turpëron Arsenalin dhe Vengerin, ec sigurt drejt titullit (VIDEO)

Pas disfatës në finale të Corabao Cup, Arsenali u turpërua sërish nga Mançester Siti në Premier Ligë, duke u mundur në shtëpi me rezultat 0:3. Natën e sotme ‘Qytetarët’ dominuan sfidën dhe arritën të vulosin rezultatin brenda 33 minutave, kur Bernardo Silva, Sane dhe David Silva, kishin dërguar 3 herë topin në rrjetën e portierit Çeh. Në fillim të pjesës së dytë, Aubameyang pati një mundësi të mirë për të rihapur ndeshjen, por penalltinë e ekzekutuar nga ai, e grushtoi mjaft mirë portieri Ederson.

Me këtë fitore, Manchester Siti e çon sërish në 16 pikë, diferencën me Junajtedin ndjekës dhe verdikti për titullin, mungon vetëm matematikisht. Nga ana tjetër, Arsenali i Vengerit del përfundimisht jashtë garës për një vend në Champions League, pasi vendi i 4-t është plot 10 pikë larg dhe do t’i duhet të përqendrohet në triumfin në Liga Evropa.

Leave a Reply