Ibra mendon rikthimin në Kombëtaren e Suedisë për Botërorin “Rusi 2018”!

Pavarësisht se i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Suedisë, pas Europianit të vitit 2016-të në Francë, Zlatan Ibrahimoviç foli për mundësinë për të shkuar në Rusi verën e ardhshme me kombëtaren e tij, që një vend për në Botërorin e këtij vendi siguroi përmes ndeshjes së balotazhit, edhe atë duke eliminuar Italinë e famshme.

“Kombëtarja më mungon, por nuk besoj se dikush duhet të më thërrasë. Nëse dua të kthehem e bëj” – është shprehur Ibrahimoviç.

Sulmuesi i Mançester Junajtedit, ka luajtur me Suedinë 116 ndeshje në të cilat ka shënuar 62 gola duke u kthyer në simbol por pas lamtumirës Suedia arriti një objektiv të rëndësishëm, pikërisht kualifikimin në Botëror duke eleminuar Holandën e më pas Italinë. Rikthimi i tij në fushë me “Djajtë e Kuq” është programuar në javët e ardhshme dhe gjendja e tij fizike do të jetë vendimtare për të marrë më pas në konsideratë Botërorin e ardhshëm, diçka që e pranon dhe vetë Zllatan.

” Porta e kombëtares nuk është mbyllur absolutisht, por nuk dua të kthehem vetem sepse jam dikushi. Nuk mund të përqëndrohesh te skuadra Kombëtare nëse nuk luan dhe njerëzit po flasin për diçka të tillë në një moment kur unë nuk jam në listë”.

Leave a Reply