Ronaldo regjistron edhe një rekord tjetër (VIDEO)

Kristiano Ronaldo sonte përballë Getafes realizoi dy gola, duke ndihmuar Realin e Madridit për të shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Ronaldo shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke arritur më shpejtë se gjithë të tjerët në shifrën e 300 golave të shënuar në historikun e  La Ligas.

Ylli portugez i “mbretërve” këtë shifër të golave e arriti në 286 ndeshje, ndërsa një gjë të tillë Messi kishte bërë në 334 ndeshje të zhvilluara me petkun e Barcelonës.

Leave a Reply