Venger nuk dorëzohet: Unë jam trajner i duhur për Arsenalin!

Arsenali ka humbur shanset që përmes Premier Ligës të kualifikohet sezonit tjetër në Ligën e Kampionëve, ndërsa shpresa e vetme ka mbetur në Liga Evropa.

“Duhet të jemi realistë. Tani kompeticioni më i rëndësishëm është Europa League. Nëse do të fitosh një ndeshje jashtë fushe në kampionatin më të vështirë në botë nuk mund të pësosh dy gola të tillë. Skuadra u mundua të reagonte por dëmi ishte bërë”, ka thënë Venger, duke shtuar edhe disa fjalë për tifozët e revoltuar me të: “E kuptoj zhgënjimin e tifozëve. A jam unë akoma njeriu i duhur për Arsenal? Po, pasi e kam bërë edhe më përpara. Besoj se kualifikohem për të qenë trajneri i klubit. Jam i bindur se jam i duhuri për të zhdukur krizën. Besoj se mund ta bëj”, ka thënë ai.

Leave a Reply