Bardhi aktivizohet me Levanten dhe ndalin serinë negative pa fitore

Levante e Enis Bardhit më në fund ka ndalur serinë negative pa fitore në 15 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjol, La Liga, pasi mundën Getafen në transfertë me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm për fitoren e Levantes e realizoi Koke në minutën e 79-të, 10-të minuta pasi shqiptari nga Maqedonia, Bardhi u aktivizua në lojë duke e zëvendësuar Roxherin. Kjo ishte fitorja e parë për Levanten pas 15 ndeshjeve në kampionat. Levante e mbylli ndeshjen me 10-të lojtarë në fushë, pasi Ojeda në të 83-tën u ndëshkua me karton të kuq.

Sa i përket shqiptarit tjetër, Armando Sadiku, ai këtë ndeshje e shikoi nga tribuna./InfOSport.mk

Leave a Reply