Xhengis Rexhepi debuton me fitore te Vëllazërimi

Xhengis Rexhepi ka debutuar me fitore në bankinën e skuadrës së Vëllazërimit, që sot i mbajti leksion futbolli Novacit në ndeshjen e zhvilluar në Manastir, njofton “infOSport.mk”.

Vëllazërimi shënoi fitore me rezultatin 0:3, duke harruar shumë shpejtë disfatën e fundjavës nga Gostivari.

Fitoren e paralajmëroi talenti kërçovarë, Alen Dumi në minutën e 25-të, ndërsa dy golat tjerë skuadra kërçovare i realizoi gjatë pjesës së dytë. Pas një ore lojë Agron Zeqiri dyfishoi rezultatin në 2:0, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Novaci 0, Vëllazërimi 3 e vendosi shkupjani, Shaban Sulejmani me golin e realizuar në minutën e 75-të.

Me këtë fitore Vëllazërimi rikthehet në pozitën e dytë me 28 pikë, 3 më pak se Gostivari i vendit të dytë, teksa Novaci vazhdon të mbajë pozitën e fundit në tabelë me vetëm 7 pikë të tubuara.

Leave a Reply