Krasniqi i Dritës gol në stilin e Imobile (VIDEO)

Të dielën në futbollin kosovar në program ishin ndeshjet e javës së 22-të në Superligë, ku u arritën kryesisht rezultate të pritura, njofton “infOSport.mk”. Një ndër ndeshjet që pritej me shumë interesim ishte edhe ajo midis Trepçës ’89 dhe Dritës së Gjilanit, ndeshje kjo që u mbyll me barazimin 1:1.

Kryendeshja pa fitues

Nuk ka fitues në kryendeshjen, Trepça ’89 – Drita. Në ndeshjen e dominuar nga mitrovicasit, gjilanasit arritën të marrin një pikë duke barazuar 1:1. Golat u shënuan nga Krasniqi (82') dhe Manaj (88')

Публикувахте от Sporti në KTV в 11 март 2018 г.

Të dy golat u shënuan në 10 minutëshin e fundit, me Dritën që avansoi me golin e Endrit Krasniqit në minutën e 82-të. Futbollisti i skuadrës gjilanase shënoi një super gol që rrallë herë shihet në fushat e futbollit kosovar, ndërsa i njëjti ishte i ngjashëm me atë të Çiro Immobile të shënuar po të dielën në përballjen ndaj Kaljarit.

Megjithatë në fund goli i Krasniqit nuk u mjaftoi gjilanasve për të arkëtuar tre pikët nga kjo transfertë në Mitrovicë, pasi Trepça ’89 në minutën e 88-të përmes  Manajt barazoi shifrat në 1:1.

Prishtina shënoi një fitore të madhe në transfertën ndaj Besës së Pejës, duke u konfirmuar so lidere para Dritës, teksa Liria në takimin e drejtëpërdrejtë për vendet e para mundi Llapin në transfertë me rezultatin 0:2, duke u renditur lartë në tabelë.

Skuadra prizrenase tashmë me 37 pikë ndodhet në vendin e tretë, duke lënë pas Gjilanin që me super golin e Armend Thaçit mundi minimalisht 1:0 Vllazninë e Pozheranit, Vëllaznimi i Gjakovës me rezultatin 2:0 mundi Flamurtarin, ndërkohë të shtunën në ndeshjen e parë të kësaj jave, Feronikeli kishte mundur Drenicën.

Leave a Reply