Mançester Siti vetëm edhe dy fitore larg titullit kampion (VIDEO)

Skuadra e Mançester Sitit është vetëm dy fitore larg titullit kampion në Angli, pasi sonte shënoi fitore 0:2 në transfertën ndaj Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e fundit e javës së 30-të në Ppremierligë, pas së cilës skuadra e trajnerit Pep Guardiola ka plotë 16 pikë epërsi ndaj kushërinjëve të saj të Mançester  Junajtedit.

Në këtë mënyrë Siti me fitore eventuale në dy ndeshjet e rradhës kundër Evertonit në transfertë dhe Mançester Junajtedit si vendas do të kurorëzohet me titullin e tretë kampion në historikun e saj. Hero i skuadrës së “citizens” mbrëmjen e sotme ishte spanjolli David Silva, i cili shënoi të dy gola, nga një në secilën pjesë.

 

Leave a Reply