Bajerni pa probleme kalon edhe në Stamboll dhe me stil shkon në çerekfinale (VIDEO)

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munihu ka regjistruar edhe fitoren e dytë përballë Beshiktashit, duke kaluar me lehtësi fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian me rezultatin e përgjithshëm 8:1, njofton “infOSport.mk”.

Sonte të besuarit e trajnerit Jup Hajnkes shënuan fitore me rezultatin 1:3. Tiago Alkantara shënoi golin e parë në minutën e 18-të, teksa vetëm pas një minute lojë në pjesën e dytë falë autogolit të Gokhan Gunul “bavarezët” iu gëzuan edhe golit të dytë.

Shpresat për një rezultat pozitiv të Beshiktashit i riktheu Sandro Vagner me golin e shënuar në minutën e 59-të, mirëpo i shuajti një tjetër Vagner, kësaj rradhe ai i Bajernit të Munihut Sandro Vagner, i cili në minutën e 84-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Beshiktash 1, Bajern Munih 3.

Në këtë mënyrë Bajerni për të 7-tin vit me  rradhë kualifikohet për në çerekfinale, ku të premtën në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës do të mësojë emrin e kundërshtarit.

Leave a Reply