Barcelona kalon në epërsi vetëm pas 3 minutave lojë në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës ë Kampionëve Europian ndaj Çelzit, duke shënuar me të zakonshmin Lionel Messi. Edhe pse nuk i kishte shënuar plotë 8 ndeshje skuadrës angleze, ylli argjentinas këtë edicion në ndeshjen e tij të dytë ndaj “bluve” të Londrës shënoi edhe golin e dytë.
Ishte ky goli i 99-të për Lionel Messin në Ligën e Kampionëve Europian, duke i prishur në këtë mënyrë të gjitha planet ndoshta trajnerit Antonio Konte, për të ruajtur rrjetën të paprekur sa më shumë minuta sonte në “Kamp Nou”.